Shkelje në një tender mbi 2.2 miliardë lekë të ARRSH-së, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve (EMRAT)

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të pandehur, për të cilën SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në ARRSH.

Vendimi përfshin Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi, të cilët ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas GJKKO, pushimi i akuzave u vendos për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Të pandehurit janë:

Arbër Troka

Miranda Shkurti

Nikollaq Mihali

Almir Hoxhaj

Erjon Zemanaj

Admir Pahumi

Nga hetimet e SPAK u konstatua se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë veprime që kanë cenuar rregullsinë e procedurës së tenderimit dhe kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar.


Shtuar 13.03.2026 10:46