Detaje të reja nga konflikti në Sarandë/ Sherri nisi për depozitën e ujit, 62-vjeçari tentoi të largohej nga vendngjarja

Një konflikt i cili për pak përfundoi në përdorimin e armëve, ka ndodhur disa orë më parë në qytetin e Sarandës. Në lidhje me këtë ngjarje kanë dalë detjae të reja. Bëhet me dije se sherri nga ndodhur me dy fqinjëve Shefki Kaçupi dhe Sara Veli, banues në të njëjtin pallat. Konflikti ka nisur për një depozitë uji.

Pas grindjeve të vazhdueshme, 62-vjeçari Shefki Kaçupi ka shkuar drejt familjes Veli duke i kërcënuar me armë zjarri. Në këto momente një fqinjë tjetër, banese në po atë pallat ka lajmëruar policinë. 62-vjeçar është kapur nga policia në afërsi të gjykatës. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Shtuar 12.03.2026 17:55

Tags: ,