Një krim i rëndëështë parandaluar falë ndërhyrjes së policisë, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri për një taracë për pak sa nuk përfundoi në përdorimi e armëve të zjarrit. 62-vjeçari, Shefki Kaçupaj kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri fqinjët e tij.
Konflikti kishte nisur, si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin tarracës së përbashkët në pallatin ku banonin. Policia ka sekuestruar armën e zjarri, pistoletë me mulli dhe ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit.
Njoftimi i policisë
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

