Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka ndarë disa detaje rreth marrëdhënieve që ka ruajtur me disa nga ish-banorët e shtëpisë pas përfundimit të spektaklit.
Ai tregoi se raportet me Elijonën dhe Klodin mbeten shumë të mira edhe jashtë Big Brotherit.
Sipas tij, miqësia e krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit, ndonëse angazhimet e shumta ua bëjnë më të vështirë që të jenë vazhdimisht në kontakt.
“Me Elijonën dhe me Klodin raportet janë shumë ‘nice’, i kam shumë shokë të mirë, i dua shumë. Raportet po vazhdojnë edhe jashtë me qenë po të njëjtat pothuajse, përveç angazhimeve që nuk na lënë të kemi kontakt të vazhdueshëm”, tha ai.
“Raporti me Klodin ka qenë një shoqëri e pastër, pa komplekse”.
Londrimi u shpall fitues i edicionit të katërt, ku fitoi plot 124 mijë euro.
Ai tani ka nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore për të gjithë fansat e publikun.
