Xhensila dhe Ledri kapen mat duke u puthur, vjen reagimi i parë i Besart Kallakut

Rrjeti po “zien” nga një video virale që konfirmon përfundimisht zërat e hershëm që Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë bashkë!

Dyshja e cila prej kohësh përflitej për një kimi të veçantë në koncerte dhe bashkëpunime, është filmuar në një klub në Paris, duke shkëmbyer puthje në buzë, duke hedhur poshtë çdo mohim të bërë më parë.

Por, vëmendja nuk ka mbetur vetëm te çifti i ri i showbiz-it. Reagimi i ish-bashkëshortit të Xhensilës, Bes Kallakut, ka ardhur dhe po interpretohet si një mesazh ironie dhe çlirimi.

Vetëm pak kohë pas qarkullimit të videos, Besi ka postuar një foto të tij duke qeshur, me diçiturën: “The reason behind thissmile ” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje).

 


Shtuar 9.03.2026 09:40