Bajerni po dominon Bundesliga, me sytë e fokusuar tek rekordi i 101 golave. Por faza vendimtare e sezonit ende nuk ka ardhur. Mediat gjermane e shohin trajnerin Kompani në një “dilemë”.
Para javëve vendimtare të sezonit, ngrihet pyetja se kush duhet të luaj në rolin e numrit 10 pas tre sulmuesve Luis Diaz, Herri Kejn dhe Majkëll Olise.
Kandidatët e mundshëm janë Gnabri, Lenart Karl dhe Musiala, i cili ende po rikuperohet pas një dëmtimi të gjatë. Gnabri ishte titullar kundër Dortmund, gjë që mediat e konsiderojnë një “tregues të qartë” se lojtari është “para Musiala dhe Karl”.
Gnabri, Musiala dhe Karl të gjithë duan të shkojnë në Kupën e Botës. Koha e lojës është thelbësore. Kjo vlen edhe për Musialën, të cilin Bajerni e promovoi si fytyrë të së ardhmes kur bëri bujë me zgjatjen e kontratës së tij.
