VIDEO/ Çka mendojnë qytetarët në Shqipëri për politikanët e Kosovës? Sherifi: Albin Kurtin e njohin si polarizues, Haradinaj është më i pëlqyeri

Idaver Sherifi, ka treguar në “Pressing” të T7, për opinionet që qytetarët e Shqipërisë kanë për politikanët e Kosovës.

Ai ka thënë se Albin Kurti shihet si shumë polarizues në opinionin e Shqipërisë.

Ndërkaq, për Ramush Haradinajn tha se është më i pëlqyeri.

“I pari në këtë kategori për kotnradiktën në vete është emri i Albin Kurtit, sepse Albin Kurti 52% që e shikojnë pozitiv, por është 45% që e shikonë më negative. Pra është shumë polarizues. Nuk ka mes, o e duan o e urrejnë”.

“Pastaj është Ramush Haradinaj 23 deri 38% që është më i pëlqyeri. Kanë një mendim pozitiv për Ramush Haradinaj njerëzit në Shqipëri”, ka thënë ai. /Gazeta Express