Grabiti 3 mln lekë, del fotoja e autorit të vjedhjes në pikën e këmbimit valutor në Tiranë

Personi që shihni në foto është Luan Maçi, autori, i cili grabitit 3 mln lekë nën kërcënimin e armës në pikën e këmbimit valutor në Tiranë. 42 vjeçari hyri të enjten në këtë pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta.

Siç u pa në pamje, Maçi sapo u fut në dyqan, nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxjerr pistoletën dhe i kërkon paratë. Punonjësja, e frikësuar, i jep kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak.


Shtuar 5.03.2026 17:17