Parashikimi i motit 5 Mars 2026, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal, priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në Veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në Verilindje-Lindje tëvendit.

Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët, lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1ballë.


Shtuar 5.03.2026 07:16

Tags: , ,