Ditën e djeshme, një sherr që ka degraduar në përplasje fizike në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, ku dy punonjës të policisë janë përleshur me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë, Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, ka kallëzuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi.
Për këtë të fundit, Policia ka nisur hetimet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
