Kreu i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, ka nxjerrë nga detyra sot Klesti Çelën dhe Ervin Bixhen, që mbante postin e këshilltarit pranë kryeinspektorit.
Shkarkimet vijnë në një kohë kur brenda institucionit ka pasur përplasje të forta, dje u raportua se drejtori i Mjedisit, Klesti Çela, u përfshi në një konflikt fizik me Drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, për shkak të mosmarrëveshjeve në kompetenca dhe ndërhyrjeve në punët e njësive të inspektimit.
Qendro shkarkoi dhe Bixhën i cili është vëllai i Elgert Bixhës, emër i lidhur me Ergys Agasin, biznesin në kërkim pas hetimeve të dosjes së AKSHI.
Sipas burimeve, Çela ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë gjatë sulmit ndaj Metës.
Pas incidentit, Klesti Çela është paraqitur në zyrën e kryeinspektorit Afrim Qëndro, ku ka kërkuar dorëheqjen.
Qëndro ka vendosur të shkarkojë nga detyra Çelën dhe Bixhen, vendim që lidhet edhe me tensionet e brendshme dhe përplasjet me Fatmir Metën, i njohur për aksionet e tij të ashpra në shembjen e objekteve të paligjshme, përfshirë ndërtesat turistike në Theth.


