Aksident me vdekje në Korçë

Pasditen e kësaj të hëne, një aksident me pasojë vdekjen e  një 85-vjeçareje,  është regjistruar në fshatin Vishovicë të Devollit.

Një 49-vjeçar duke lëvizur mbrapsht me makinën e tij, ka përplasur një të moshuar e cila për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

“Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49-vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 2.03.2026 15:29