Sot seancë plenare në Kuvend, ja çfarë përmban Rendi i Ditës

Këtë të hënë, mbahet seanca e radhës plenare, e cila nis në orën 17:00. Në Rendin e Ditës parashikohen diskutime për çështje të evidentura nga zgjedhësit, e cila ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 15, datë 27.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.2.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Në mbështetje të nenit 40/1, koha e diskutimeve për çështje të evidentura nga zgjedhësit, e cila është jo më shumë se 4 orë, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe
pakicës parlamentare, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në
proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve
jashtë grupeve parlamentare.)

Minutazhi për çështje të evidentuara nga zgjedhësit është si vijon:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta gjithsej

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta gjithsej

Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta gjithsej

Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta gjithsej

Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta gjithsej

Agron Shehaj – 2 minuta

Ana Dajko – 2 minuta

Besnik Brahimi –2 minuta

Erald Kapri – 2 minuta

Mesila Doda – 2 minuta

Redi Muçi – 2 minuta

Shkurt Lasku – 2 minuta

Tedi Mula – 2 minut


Shtuar 2.03.2026 09:39