Përshkallëzimi i mëtejshëm i sulmeve izraelite kundër Iranit u njoftua nga Benjamin Netanyahu, pas një takimi me Ministrin e Mbrojtjes Yisrael Katz, Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir dhe Shefin e Shtabit të Mossadit, David Barnea.
Në deklaratat nga çatia e kompleksit ushtarak Kirya në Tel Aviv, Netanyahu tha se forcat izreakite tani po godasin zemrën e Teheranit me intensitet në rritje dhe kjo do të intensifikohet edhe më shumë në ditët në vijim.
Mediat e huaja shkruajnë se ai pranoi çmimin e lartë të hakmarrjes iraniane, duke folur për ditë të vështira dhe të dhimbshme, duke iu referuar sulmeve vdekjeprurëse në Tel Aviv dhe Beit Shemesh. “Zemra ime është me familjet e viktimave dhe, në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit, u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha ai. Kryeministri izraelit nuk vlerësoi se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael do të çonin në rënien e regjimit iranian.
