Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa këtë pasdite ka mbërritur në vendin tonë.
Durim Bami u nis nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas u nis drejt Shqipërisë.
Shoqërimi nga Rinasi drejt IEVP u bë nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Durim Bami ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.
