Juventusi i Luçiano Spaltetit “flirtoi” me përmbysjen e çmendur ndaj Galatasarayit, pas disfatës 5 me 2 në Turqi, teksa arriti të shënonte 3 gola në kohën e rregullt, por në fund ishin miqtë ata që festuan, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë, duke u kualifikuar në 16-të skuadrat më të mira të Champions-it.
Lokateli ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 48-të, bardhezinjtë shënuan edhe 2 herë të tjera me Gatin dhe Mekenin, duke çuar ndeshjen në shtesa, teksa shtesat folën për turqit, që shënuan dy herë fillimisht me Osimhen në minutën 105+2 teksa për të “vulosur” sfidën mendoi Jillmaz në minutën 119.
Në fushë prej minutës së 67-të zbriti edhe Zhegrova që ishte protagonist te dy golat, teksa shpërdoroi edhe një rast flagrant në fundin e kohës së rregullt, duke djegur një shans të artë për ta vrarë përfundimisht kualifikimin.
119′ GOLI I JILLMAZ: VIDEO
105+2′ GOLI I OSIMHEN: VIDEO
96′ RASTI I HUMBUR NGA ZHEGROVA: VIDEO
82′ GOLI I MEK KENIT: VIDEO
70′ GOLI I GATIT: VIDEO
37′ GOLI I LOKATELIT ME PENALLTI: VIDEO

