Dita e sotme përkon me dita e Ujit të Bekuar. Ky ritual, është kremtuar edhe në qytetin e Pogradecit, ku dhjetëra të rinj sfiduan të ftohtin dhe u zhytën në ujin e liqenit të Ohrit.
Andi (Klemente) Mitllari është i riu që mori kryqin e bekuar, ndërsa qindra banorë të Pogradecit u bënë pjesë e festimeve simbolike të besimit ortodoks.