Tensionet mes politikës dhe industrisë së argëtimit janë rritur sërish në SHBA, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar largimin e Susan Rice nga bordi i drejtorëve të Netflix. Kërkesa e tij u refuzua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos, i cili theksoi se çështja është thjesht biznes dhe jo politike.

Domestic Policy Adviser Susan Rice speaks during a roundtable discussion with Doug Emhoff, the husband of Vice President Kamala Harris, and Jewish leaders about the rise in antisemitism and efforts to fight hate in the United States in the Indian Treaty Room in the Eisenhower Executive Office Building on the White House Campus in Washington, Wednesday, Dec. 7, 2022. (AP Photo/Patrick Semansky)
Në një postim në platformën Truth Social, Trump e cilësoi Rice si “mashtruese politike”, duke përforcuar akuzat e aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer, e cila e ka kritikuar Netflix për lidhjet me ish-zyrtaren e administratës së Barack Obama dhe më pas të Joe Biden.
Debati vjen në një moment delikat për industrinë e medias, ndërsa Netflix ka bërë një ofertë prej 83 miliardë dollarësh për blerjen e Warner Bros. Discovery. Marrëveshja po përballet me kundërshtimin e Paramount Skydance, kompani e lidhur me rrjetin CBS, e cila kontrollohet nga familja Ellison.
Ndërkohë, Department of Justice po shqyrton marrëveshjen për shqetësime të mundshme mbi konkurrencën dhe fuqinë monopole në tregun e transmetimit. Sarandos ka deklaruar se bashkimi do të sillte më shumë balancë në industri, duke theksuar se numri i studiove të mëdha në Hollywood do të reduktohej ndjeshëm nëse marrëveshja rivale miratohet.
Përplasja ka nxitur lobim intensiv në Uashington, duke e kthyer betejën për mediat në një çështje me ndikim të gjerë politik dhe ekonomik.
