Protagonistë absolutë në Turqi, futbollisti i Kombëtares dhe një shqiptar zgjidhen në formacionin e javës (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer me fanellën e Sivaspor, duke kontribuar si me gol, ashtu edhe me asist në fitoren e thellë 4-1 ndaj Sakariaspor.

Falë performancës së tij, Manaj është zgjedhur në formacionin e javës së 27-të në Superligën turke.

Pjesë e 11-shes më të mirë është edhe lojtari tjetër shqiptar, Valon Et’hemi.

Në minutën e 6-të, Manaj dha një asist perfekt për Et’hemin, që e shfrytëzoi mundësinë dhe kaloi Sivasporin në avantazh.

Vetëm pak minuta më vonë, Et’hemi vulosi një tjetër gol personal në minutën e 21-të, duke konsoliduar epërsinë e skuadrës.

 

 

Transferimi në Turqi, duket se ka rezultuar me fat për 27-vjecarin,  i cili është kthyer menjëherë në protagonist me bardhekuqtë.

Ai është rikthyer te Sivaspori, pas një aventure mjaft pozitive në kampionatin arab, ashtu si edhe me Shqipërinë.