EMRAT/ Lëvizje në Gardën e Republikës, kush ikën dhe kush vjen në postet drejtuese

Në Gardën e Republikës janë bërë disa lëvizje në pozicionet drejtuese. Mediat raportojnë se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.

Po ashtu bëhet me dije se në vend të Sopiqotit është emëruar drejtuesi i parë Agim Hila.

Po ashtu është larguar nga puna Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH). Pozicioni mbetet vakant për këtë pozicion.

Po ashtu Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç.

Kujtomë që Garda e Republikës, prej muajsh është pa një drejtuese të zgjedhur, pasi kandidatët që ishin në garë, nuk plotësuan kriteret.


Shtuar 23.02.2026 18:23