Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi rastin e plagosjes me armë zjarri, e cila ndodhi pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se gjatë një konflikti për motive edne të paqarta është plagosur një person.

34-vjeçari i plagosur, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje./


Shtuar 20.02.2026 16:40