Parashikimi i motit 20 Shkurt 2026/ Vranësira të dendura dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

Këtë të premte, moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veri e Jug të vendit e gradualisht në të gjithë territorin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin Verior, lokalisht në Lindje dhe në Jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut, parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, Verilindje-Juglindje mbi 800-900 metër reshje dëbore, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-4 ballë


Shtuar 20.02.2026 07:32