Studentët në disa universitete të Korçës kanë nisur këtë të mërkurë bojkotin e mësimit, ndërsa pjesëmarrja në auditore është raportuar e ulët.
Gazetari i Euronews, Xhensil Shkëmbi, bëri të ditur se në orën 10:00 pritet një grumbullim i të rinjve përpara Pallatit të Sportit. Thirrja për këtë tubim është bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.
Të lidhura
None found
Këtë herë, studentët kanë njoftuar se protestat do të zhvillohen në mënyrë paqësore. Ata kanë theksuar se nuk do të ketë dhunë ndaj policisë apo dëmtime të bizneseve, ndryshe nga rastet e mëparshme kur protestat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime.
Studentët kanë deklaruar gjithashtu se do të tërhiqen në rast se në protestë do të ketë përplasje të shkaktuara nga gjimnazistë ose nxënës të shkollave 9-vjeçare.




