Studentët e Elbasanit i bashkohen bojkotit në solidaritet me të rinjtë në Tiranë: Vijimi i mësimit është i turpshëm

Në Universitetin e Elbasanit nuk është zhvilluar mësim, ndonëse disa studentë kanë shkuar në auditorë. Kështu, bojkoti është shtrirë edhe në këtë universitet.

Në biseda jashtë kamerave me Euronews Albania, studentët kanë thënë se vijimi i mësimit u duket i turpshëm në një kohë kur bashkëmoshatarët e tyre po vriten në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Deri tani, studentët në Elbasan nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për mbajtjen e një mbledhjeje ose organizimin e një marshimi.


Shtuar më 21.10.2026 10:10