VIDEO/ Protagonist te dy golat në Turqi, ish-mesfushori i Partizanit shkëlqen me ekipin që synon mbijetesën

Jurgen Bardhi ishte protagonist te fitorja e Umranijespor ndaj Boluspor me rezultatin 4-2. Ish-mesfushori i Partizanit asistoi dy gola në fitoren e ekipit të tij, që ishte e vlefshme për javën e 26-të të Ligës së Parë.

Pasimi i parë erdhi në minutën e 32-të, ndërsa u zhbllokua sfida. Asisti i dytë u regjistrua në minutën e 49-të.

Ëngjëll Hoti ndërkohë u aktivizua në pjesën e dytë. Bardhi në total deri tani regjistron katër gola dhe dy asistime në Ligën e Parë, ndërsa Umranijespor merr pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Asistimi i parë: (VIDEO)

Asistimi i dytë: (VIDEO)


Shtuar 17.02.2026 19:01