Ligji për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për mbetjet pritet të ndryshojë mënyrën si bizneset shqiptare do të menaxhojnë ndikimin e tyre në mjedis.
Në kuadër të integrimit europian, ai shihet jo thjesht si reformë, por si detyrim që kërkon angazhim institucional dhe investime nga sektori privat.
Përfaqësuesi i Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ilir Pilku, shprehet se vendi prej vitesh përballet me probleme serioze në menaxhimin e mbetjeve.
Sipas tij, mungesa e edukatës mjedisore dhe mosmenaxhimi i duhur kanë sjellë ndotje dhe përkeqësim të situatës.
Ligji prek një numër të madh biznesesh. Ai kërkon ndryshime në trajtimin dhe ndarjen e mbetjeve, si dhe investime për përmbushjen e standardeve.
Një pikë kyçe është raportimi. Bizneset duhet të deklarojnë sasinë e mbetjeve që prodhojnë, njësoj si për tatimet. Kjo kërkon organizim të brendshëm dhe bashkëpunim me institucionet.
Pilku thotë se zbatimi i ligjit kërkon koordinim mes qeverisë, bashkive dhe sipërmarrjes. Pa këtë bashkëpunim, sfidat do të jenë të shumta. Sakaq saipas përfaqësuesve të biznesit, informimi mbetet hapi më i rëndësishëm në këtë fazë.
