Çfarë po ndodh në Sarandë? Hidhen inerte në breg të detit, në terren edhe punonjës të policisë bashkiake

Një ndërhyrje është evidentuar ditën e sotme në bregdetin e Sarandës, ku janë hedhur materiale inerte.

Bëhet me dije se procesi po zhvillohej në një zonë të frekuentuar, çka ka ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe ndikimin në mjedis.

Gjithashtu në terren kanë qenë të pranishëm edhe punonjës të policisë bashkiake, por nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar veprimet.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ndërhyrja është e autorizuar dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e vijës bregdetare apo kemi të bëjmë me zaptim për qëllime biznesi.


Shtuar 14.02.2026 18:07