Ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar vetëm 25-vjeç, është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi, i cili është qëlluar ndërsa ishte në makinë.

Autorët qëlluan disa herë, dhe një prej plumbave goditi 25-vjeçarin në qafë, duke i marrë jetën menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në Montecalvoli, ndërsa ekzekutimi ka ndodhur pas një sherri që I riu ka pasur në një lokal.


Shtuar 14.02.2026 12:02