Rëndohet situata nga protesta e opozitës: Lëndohen 8 efektivë policie, katër prej tyre përfundojnë të Trauma

Hedhja e molotovëve dhe lëndëve piroteknike nga demokratët në drejtim të Kuvendit që ka lënë të dëmtuar 8 efektivë policie.

Burimet bëjnë me dije se te Trauma janë paraqitur katër prej tyre ndërsa 4 të tjerë ndodhen në QSUT.

Sakaq, pritet që të bëhen ekzaminimet e duhura mjekësore për të zbuluar gjendjen e tyre shëndetësorë.

Ndërsa mësohet se njëri prej efektivëve ka marrë plagë në pjesën e pulpës së këmbës.

Edhe pse Sali Berisha u shpreh se kjo do të ishte një protestë paqësore, situata është përshkallëzuar duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve që ishin në krye të detyrës, nga të cilët 8 prej tyre kanë mbetur të lëndua.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie” thuhet nga burimet.


Shtuar 10.02.2026 20:16

Tags: ,