Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK, Golemi: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, u paraqit mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK. Ai qëndroi për rreth tre orë në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga SPAK, Golemi foli për gazetarët, duke u shprehur se ka dhënë një deklaratë si një person në dijeni për një çështje, pa dhënë detaje të tjera.

“Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës,” u shpreh Golemi.


Shtuar 5.02.2026 16:05