“Zëri ynë ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre.

Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin.

Berisha: Përfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Kjo është beteja për dinjitetin tonë, për tu ngritur mbi propagandën e shpifjeve të Edi Ramës dhe për ti thënë shqiptarëve dhe botës që ata që e duan Shqipërinë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne ta provojmë gatin në dhera të tjera? Jo. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. të shndërrojmë pasurinë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi.


Shtuar 2.02.2026 18:48