Berisha pas kthimit nga Strasburgu: Rama dha qindra leje hotelesh luksoze dhe kulla korrupsioni pas zgjedhjeve të 11 majit…

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha detaje nga vizita e tij në Strasburg, ku ndër të tjera u shpreh se informoi ndërkombëtarët për situatën ku ndodhet Shqipëria, sipas tij nga keqqeverisja e Ramës.

Berisha theksoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama dha qindra leje për hotele luksoze dhe kulla korrupsioni.

Po ashtu, Sali Berisha, tha se falenderoi grupet parlamentare te Asamblesë, pasi sipas tij i anuluan cdo takim kryeministrit Edi Rama.

“Në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare sic mund ti keni ndjekur, paraqitën rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, po edhe për mbarë Evropën.

Ne informuam, dhe paralajmëruam, të pranishmit se Rama përbën rrezik madhor për vendet e tyre, pasi ai është padrino i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë, të cilat eksportojnë drejt Evropës.

Informuam për qindra e qindra leje hotele resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droge të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Falenderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, të cilat në unanimitet i anuluan atij cdo takim pas fjalimit Stili i Gadafit që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, tha Berisha.


Shtuar 29.01.2026 13:10

Tags: ,