Dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” janë Selin Bollati dhe Greta Kazazi, të cilat njihen edhe si kunata.
Emrat e tyre janë përfolur gjerësisht si brenda shtëpisë së BBVA-së, ashtu edhe në rrjetet sociale. Përveç marrëdhënies së ngushtë shoqërore mes tyre, ajo që i lidh më fort është vëllai i Selinit, DJ Onno.
Prej disa kohësh, DJ Onno ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një romance me banoren aktuale të Big Brother-it, Greta Kazazi. Ndërsa rrjeti ka gumëzhirë me spekulime rreth kësaj lidhjeje, sot DJ Onno ka vendosur ta konfirmojë publikisht, duke publikuar një fotografi krah Gretës, shkrujan newsbomb.com. Greta Kazazi u prezantua në “BBVA5” si kunata e Selinit, por kjo e fundit nuk e konfirmoi menjëherë marrëdhënien e vëllait të saj, duke theksuar se një gjë e tillë duhej pranuar fillimisht nga vetë Greta.
Nga ana tjetër, Greta ka deklaruar disa herë brenda shtëpisë se nuk dëshiron të komentojë romancën e saj gjatë qëndrimit në Big Brother. Sipas saj, pjesëmarrja në këtë reality-show ka si qëllim fitoren dhe jo ekspozimin e jetës personale
