Shqipëria, e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes të themeluar nga Trump/ Rama në krah të Netanyahut: Është një përgjegjësi morale

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë ftesë jo vetëm si një njohje ndërkombëtare, por edhe si një përgjegjësi morale.

Kreu i qeverisë theksoi në konference me Benjamin Netanyahu se Shqipëria do të mbështesë të gjitha përpjekjet për paqe, përfshirë planin e paqes për Gazën të presidentit Trump

Rama theksoi se vendi ynë do të vijojë të thellojë bashkëpunimin me Izraelin në fusha kyçe si mbrojtja, siguria, siguria kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.

Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.

Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, tha Rama.


Shtuar 26.01.2026 15:17