I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Jonaid Myzyri, është i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Më 5 tetor 2025, Gjykata e Posaçme e pezulloi Myzyrin nga detyra, ndërsa ai u rikthye në detyrë 3 muaj më pas, më 30 qershor, ditë kur edhe iu komunikuan akuzat.

SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.

Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur.

Sipas SPAK, ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e kompanive AEK MUNELLA dhe DRINI-1, të cilat e kanë fituar tenderin 2.2 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara.

Në këtë proces ka pasur ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i cili është skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Në vendimin për skualifikim, thuhej se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.


Shtuar 22.01.2026 11:41