Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të vitit 2025.
Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur në gjykatën penale të Tiranës. Raportohet se Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim.
Si ndodhi vrasja?
Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit.
Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi teksa po shpallte një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.
Kalaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetojë.
Policia arrestoi autorin në ambientet e gjykatës. Para hetuesve ai pranoi krimin duke deklaruar se shkak për të ishte bërë çështja e një prone në Shkodër.
