Uniformat blu në Velipojë, janë njoftuar mbi një konflikt të ndodhur mes dy personave në fshatin Gomsiqe, ku si pasojë, është dëmtuar njëri prej tyre.
Nisur nga hetimet, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 47-vjeçarit me iniciale N. S..
Sipas informacioneve policore, 47-vjeçari është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
