EMRAT/ Abuzuan me tenderin e uniformave, kush janë zyrtarët e MB të arrestuar ditën e sotme

Ditën e sotme SPAK ka zhvilluar një aksion në Ministrinë  e Brendshme duke lëshuar 9 urdhra arresti nga ku janë arrestuar 8 shtetas dhe 1 është lënë në “arrest shtëpie”.

Shkak për këtë aksion është një tender në këtë ministri, në lidhje me uniformat e policisë.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se të arrestuarit janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Aktualisht burimet bëjnë me dije se janë ekzekutuar, 9 urdhër arreste, por duke qenë se aksioni është ende në vijim e sipër nuk ka ende të dhëna të plota se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi personat e ndaluar dhe pozicioni që kanë patur në këtë aferë korruptive.

Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë si dhe në Ministrinë e Brendshme. /albeu.com/

 


Shtuar 10.07.2021 09:25