“Miss Universe Albania & Kosovo”, këto janë 2 vajzat që rrëmbyen kurorën e më të bukurës (FOTO LAJM)

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua mbrëmjen e djeshme me 2 fituese të mëdha. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në kompeticion ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ina Dajçi- Miss Universe Albania
Tuti Sejdiu- Miss Universe Kosovo

Para ndarjes së çmimeve të mëdha, 3 vajza të tjera që arritën finalen e madhe fituan disa çmime mjaft të rëndësishme. Joana Kiose fitoi në finale çmimin “Miss World Albania”. Ndërsa Fabjola Elezaj dhe Sara Domi u përzgjodhën përkatësisht si shoqëruese e dytë dhe e tretë e missit.

Miss Universe 2021 do të jetë edicioni i 70-të i konkursit Miss Universe. Andrea Meza nga Meksika, do t’i dhurojë kurorën e më të bukurës vajzës që do të zgjidhet si fituese e kompeticionit.

Mendohet se këtë vit konkursi i bukurisë do të mbahet në Costa Rica. Andrea Meza gjatë një interviste deklaroi se edicioni i 70-të i Miss Universe do të mbahet në fund të vitit, por ende nuk ka një datë të saktë.

Kujtojmë se në 2020-n, Shqipëria u përfaqësua në Miss Universe nga Paula Mehmetukaj, e cila kurorëzoi mbrëmjen e sotme Ina Dajçin.

Shtuar 10.07.2021 09:30