Facebook “me dorë të hekurt”, bllokon 1.3 miliard llogari të rreme

Facebook është rrjeti i parë social më i përdorur në botë.

Të shumta janë llogaritë dhe profilet false të cilat janë krijuar në këtë aplikcion.

Së fundmi Facebook bllokoi 1.3 miliard llogari të rreme dhe fshiu më shumë se 12 milion postime në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat, të cilat ekspertët shëndetësorë në të gjithë botën i konsideruan si informacione të reme.

Këto inormacione janë konsideruar si të rreme dhe teori konspirative në lidhje me vaksinat e koronavirusit të cilat u përhapën në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Twitter gjatë pandemisë.

Njoftimi nga Facebook i të dhënave mbi keqinformimin vjen në funksion të një auditimi nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së mbi mënyrën se si platformat e teknologjisë, përfshirë Facebook-un, merren me keqinformimin./albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 13:51