Për të gjithë ata të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se më 13 korrik do të hapen pikat doganore të Tre Urave dhe Qaf Botës.
Gjithashtu kalimi nga pika doganore e Tre Urave do të jetë e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00, ndërsa Qaf Bota do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Ndërkohë duke filluar nga sot, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.
NJOFTIMI I MEPJ:
Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë.
Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.
KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ: