Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan

Situata në aksin kombëtar Prrenjas-Elbasan vijon të jetë alarmante, pasi prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Bëhet me dije se bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë.

Shkaqet për fluksin e këtij trafiku janë fluksi i lëvizjeve në këtë fillim viti dhe ngricat e si pasojë rënies së ndjeshme të temperaturave.


Shtuar 2.01.2026 22:14