Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë, puna e Prokurorisë së Posaçme, e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë

Për kryeministrin Edi Rama, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk është opozita e qeverisë.

Rama konsideroi opozitën reale politike si depresive, ndërsa u shpreh se “puna e SPAK është e vetmja pikë referimi për të goditur qeverinë”.

“Dua t’ju them këtë, SPAK nuk është opozita e qeverisë, SPAK është një institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë u betuan që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vetë.

Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike e qeverisë bën që puna e SPAK bën që të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.

Natyrisht, të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë gjellëra të ndryshme duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dezinformon publikun thellësisht”, tha kryeministri Rama.


Shtuar 30.12.2025 11:57

Tags: ,