Premier League “shtëpia” e re e yllit të Real Madridit

Premier League shihet si shtëpia e re e Lucas Vazquez, me klubet si Arsenali dhe Tottenhami në “pole position” për mesfusorin. 29-vjeçari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Real Madrid dhe në fund të sezont do të largohet si një lotar i lirë.

Trajneri i Spursave, Mourinho, e njeh mirë lojtarin pasi e ka stërvitur në kohën kur drejtonte madrilenët dhe do të ishte i lumtur ta kishte futbollistin sërish në skuadër. Nuk mbeten pas as “Topçinjtë”, që e kanë kërkuar edhe më parë Vazquezin.

Spanjolli kërkon kontratë 4-vjeçare, por sipas mediave, asnjë nga klubet angleze nuk i ofron një marrëveshje me afat të gjatë.


Shtuar 22.03.2021 13:14