Presidenti takohet me Menduh Thaçin, flasin për gjendjen e shqiptarëve në rajon

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sonte në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçin.

Ky i fundit e ka uruar presidentin kosovar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim ata kanë biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut që pritet të mbahen së shpejti, ashtu si edhe për politikën dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.


Shtuar 19.02.2020 19:35