Skandal/ Dy drejtues të One Albania të arrestuar me dyshime për shpërndarje droge

Një skandal i rëndë ka tronditur opinionin publik, pas zbulimit të një aktiviteti kriminal ku dyshohet se drejtues të kompanisë One Albania janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve mediatike, hetimet e autoriteteve kanë çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar për trafikun e lëndëve narkotike, dy prej të cilëvem drejtues ne One Albania, të cilët dyshohet se kishin krijuar një rrjet të strukturuar për shitjen e drogës.

Sipas burimeve zyrtare, mes 22 të arrestuarve, në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania si dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aktiviteti kriminal ishte i organizuar dhe funksiononte prej kohësh, duke shfrytëzuar edhe pozitat drejtuese të personave të përfshirë. Operacioni u finalizua pas një hetimi të mirëorganizuar nga organet ligjzbatuese, të cilat kanë sekuestruar prova materiale dhe po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, shkruan Albeu.com.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera. Rasti konsiderohet si një nga episodet më të rënda të ndërthurjes së krimit me pozita drejtuese në sektorin privat, duke rikthyer në vëmendje nevojën për transparencë dhe llogaridhënie.

Deri me tani, kjo është lista e plotë e personave të arrestuar:

Renaldo Dalipi 32 vjeç, Engelbert Pjetri 33 vjeç, Armandi Hajdini 43 vjeç, Olsi Mici 32 vjeç,Fatjon Cela (Çela) 34 vjeç, Xhon Boci 31 vjeç, Laert Murataj 23 vjeç, Artan Pullazi 47 vjeç, Erald Sina 39 vjeç, Blerim Mali 34 vjeç, Gentjan Vercani 39 vjeç, Valerjos Bushi 19 vjeç, Olkid Hajdari 35 vjeç, Dylber Alijaj 39 vjeç, Angjelos Mema 23 vjeç, Majdi Musa 19 vjeç, Jurgen Hekurani 29 vjeç, Erdison Gjella 31 vjeç, Abdurahman Bollati 20 vjeç, Klodian Rrucaj 27 vjeç, Indri Nakaj 22 vjeç dhe Genti Kraja 20 vjeç.


Shtuar 24.12.2025 18:17