AKU bllokon 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, gjobë ndaj subjektit

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.

Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.


Shtuar 24.12.2025 17:43

Tags: , ,