Skandali për tenderat e AKSH-it, SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirilda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI)

Pas zbulimit të skandalit për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj, ka deleguar kompetencat drejtuese.

Mirlinda Karçanaj, i ka deleguar kompetencat e saj si drejtuese e AKSHI-t tek Romina Kostani.

“Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

URDHËROJ:

1. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.

2. Delegimin e kompetencave të Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.

3. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mbi vendimmarrjet në çështjet e sigurisë kibernetike Z. Enis Ylli, Drejtor, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Z. Marko Cela, Drejtor. Drejtoria e Infrastrukturës e-Gov.

4. Kompetencat e deleguara të titullarit do të ushtrohen nga data 18.12.2025 deri në shfuqizimin e këtij urdhri.

5. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja. Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.

6. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendim.