Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje/ Debate në Sekretariatin e Etikës, Bardhi: Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë?

Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës në Kuvend, është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë kërkuar të shohin provat, për të cilat mazhoranca kërkon përjashtimin e 29 deputetëve.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Ulsi Manja, ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin. Deputeti Flamur Noka ironizoi duke thënë : “Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

 


Shtuar 23.12.2025 10:36