EMRAT/ Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Në kuadër të operacionit të koduar “Members”, policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri, ku u vunë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Të arrestuarit janë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi 29 dhe 60-vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup”, sqaron policia.

Njoftimi:

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ndaluan shtetasit B. J., 29-vjeç dhe Xh. Sh., 60-vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
-u shpall në kërkim S. C., 29-vjeç, banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.12.2025 11:47